Rama vret të ardhmen e vendit: S'na duhet BE! Kemi Ballkanin e Hapur!

Saturday, 25 June 2022 19:44

 

Edi Rama deklaroi edhe për median franceze, France24, se nuk shqetësohet për bllokimin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, sa kohë ai dhe Aleksandar Vuçiç kanë iniciuar Ballkanin e Hapur.

Plot 8 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat, Shqipëria ende nuk ka përfituar çeljen e negociatave të anëtarësimit, për shkak të progresit të pakët në përmbushjen e detyrave të Brukselit.

 

Vendi nuk ka rezultate në luftën ndaj krimit të organizuar, madje prokuroritë e vendeve anëtare të BE, sicc është prokuroria belge dhe ajo holandeze, po hetojnë lidhjet e krimit europian me politikën shqiptare.

 

 

Korrupsioni është një tjetër plagë që mban peng të ardhmen e vendit.

 

Varfëria e ulur këmbëkryq dhe rritja e numrit të shqiptarëve të varfër nga represioni qeveritar 9 vitet e fundit, është një tjetër njollë e zezë e detyron unionin të hezitojë në raport me politikat e integrimit drejt Ballkanit Perëndimor.

Por përkundrejt këtyre fakteve reale, Edi Rama nuk e ka problem se është duke vrarë të ardhmen e shqiptarëve.

Në intervistën për televizionin e njohur francez, Rama sulmoi sërish Bullgarinë duke thënë se sjellja e Sofjes ndaj Maqedonisë së Veriut ishte e neveritshme. Ai shtoi se Shkupi pas heqjes së vetos nuk do të integrohet menjëherë në BE, thjeshtë do të nisë një proces që do të zgjasë me vite të tëra.

Megjithatë, Rama tha se do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin e integrimit.

Edhe pse shpërfill procesin e anëtarësimit në BE, Rama shprehet me nota ndryshe për Ballkanin e Hapur, projekti i tij dhe Aleksandar Vuçiç.

Edi Rama: Nëse kjo çmenduria e Bullgarisë do të vazhdojë ne duhet t’i ndajmë rrugët tona në këtë proces.

Ne do të jemi së bashku në Ballkanin e Hapur. Ne jemi fqinj dhe po përpiqemi të krijojmë lidhje të ngushta me Maqedoninë e Veriut dhe me të gjithë fqinjët e tjerë, sepse Ballkani Perëndimor është hallka më e dobët e Evropës dhe është i dobët karshi agresionit rus dhe konfliktit.

Ne nuk duam asnjë lloj kërcënimi të atillë që do të rrezikonte paqen që po ndërtojmë. Ajo që më duket e neveritshme në qëndrimin e Bullgarisë është mënyra si po e bëjnë këtë, sepse Maqedonia e Veriut nuk është aty të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, është aty për të nisur negociatat që do të kërkojnë vite.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...