Një fshat i tërë në SPAK, Manjani thumbon fort: Mbillni hashash o njerëz, se nuk ju ngacmon njeri!

Saturday, 25 June 2022 20:52

 

Më therës se asnjëherë është shprehur sot ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, për rastin që po bën bujë në media, kur një fshat i tërë po dëshmon në SPAK për të vërtetuar që bashkëfshatari tyre Bektash Shtëpenja nga Kozarja e kishte vënë pasurinë e tij duke korrur grurë, jo me ato ‘punëra’ me të cilat merreshin djemtë e tij.

Manjani ngre pyetjen me të cilën godet shumë lart:

“Çfarë mësojmë nga rasti i Bektashit,që endet nëpër SPAK me 200 dëshmitarë, për të provuar se ka gjithë jetën që punon në autokombajnë? Mbillni e korrni hashash se nuk ju ngacmon njeri! Mësojini autokombanjat të korrin hashash, o njerëz!

Lëreni grurin, se na e sjell Rusia nga Ballkani i hapur... Po të mbillni e korrni grurë në SPAK e keni vendin. Ja,shihni Bektashin. Korri grurë dhe ja si përfundoi. Në SPAK. Ushqim për reformën. Rast suksesi për Yuri Kim-in. Po të korrte hashash, do ishte në rregull. Dhe djalin që ka qenë i dënuar në Itali do e kishte rilindas dhe minimalisht kryetar bashkie... Deputet po e po.

 

Do kënaqeshin me tendera sekretë. Do bënte selfie me Yurin...Duke korrur grurë në SPAK përfundon!!!”

E në fund, revoltën e tij Manjani e përfundon duke hedhur sytë nga Zoti për këtë farë drejtësie: “Aahhhhh! A je kund, o ti atje lart?! Lëshoje gjylen të shpëtojmë!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...