‘Qytetet kriminale në Shqipëri’, Lala: Në Tiranë trafikantët kontrollojnë vendin nga parlamenti

Hënë, 27 June 2022 22:31

 

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin ‘Të Paekzpozuarit’ në MCN TV ka renditur qytetet e Shqipërisë me ngjarjet më të shumta kriminale.

Ajo tha se ka disa qytete problematike, ku veçoi Durrësin dhe Vlorën kjo për shkak dhe të porteve që kanë, ndërsa sa i përket Tiranës ajo deklaroi se nuk flet dot për emra sepse ata janë futur në parlament dhe nga aty kontrollojnë vendin.

Kemi disa qytete problematike, Durrësi që ka shënuar shpesh ngjarje të rënda dhe lidhet me portin. Kemi anijen me mall të hapur që u kap kokainë brenda qymyrit. Durrësi ka pasur ngjarje të rënda mafioze veçoj Edmond Çekiçin, atentati ndaj prokurorit e shumë të tjera, pra personazhe që tregojnë shumë për hartën e krimit. Vlora, është një qytete tjetër, por kohët e fundit ka ndryshuar pak strategji, pasi pati shumë të rinj të zhdukur për të mos gjetur gjurmë. Kemi raste të skeduar kemi folur me familjarët dhe u kamuflua në këtë formë pra duke mos pasur trupin ke të vështirë ngritjen e akuzës.

Elbasanin po ashtu e kemi një qytet problematik. Shkodra po ashtu. Fieri është një qytet shumë problematik. Fieri është ndryshe kemi shumë pak vrasje sepse duket sikur ka marrëveshje mes botës së krimit. Atje kemi hidrokarburet me të cilat nuk merret askush. Atje po të shohësh nuk kemi asnjë arrestim. Niklaj pastaj që lidhet me Durrësin por do e ndaj veç sepse të gjitha fijet e krimit na çojnë në Nikël. Ndërsa për Tiranën nuk flas dot për emra trafikantësh sepse këta kanë vajtur në parlament dhe po kontrollojnë vendin

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...