Vrasja në Elbasan/ Manjani: Balla dhe Bardhi të dorëzojnë mandatet

Tuesday, 28 June 2022 09:45

 

Nga Ylli Manjani

Morali e do që Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi të dorëzojnë mandatet.

Ata të dy janë përgjegjës politikë të drejtpërdrejtë për përplasjen e dhunshme në Elbasan.

Përplasje e cila përfundoi:
1. Tragjikisht me humbjen e një njeriu.
2. Jo më pak tragjikisht me burgosjen e një tjetri që ka fëmijë të vegjël për të rritur.
3. Me detyrimin e një shpurre policësh e prokurorësh për të gënjyer rëndë e shumë rëndë, duke manipuluar provat dhe ngjarjen.
4. Kompromentimin e korrupsionin më të rëndë zgjedhor. Mandat bazuar në gjak!!

Zgjedhjet nuk mund të jenë përplasje e armatosur, por ngjarje demokracie e paqshme.

Alfred Moisiu, meqë e përmendin si model këto kohë, thoshte "pushteti as merret e as mbahet me zor".

Qoftë edhe në respekt të kësaj shprehje të urtë, Taulanti e Gazmendi duhet të dorëzojnë mandatet.

Unë nuk i akuzoj si vrasës, por si organizatorë, nxitës e mbështetës të akteve të dhunës. Si korruptues të procesit demokratik të zgjedhjeve.

Asnjë gërr gërr e dërr dërr që bëjnë në publik nuk ka kuptim sepse janë mbajtës të mandatit të gjakosur. Të mandateve të marra në rrugë jo demokratike. Të një detyre publike të marrë jo nga publiku, por nga dhuna.

Aq më pak të dy këta kanë moral të përfaqësojnë grupimet politike që pretendojnë se i përfaqësojnë. Ky është rregulli moral demokratik.

Dorëzoni mandatet që t'u ketë kuptim fjala dhe arsye sjellja! Dorëzojini ato mandate të lehtësoni disi dhimbjen e viktimave dhe familjarëve të tyre në atë përplasje. Hapini rrugë moralit dhe arsyes, jo dhunës e përplasjeve midis shqiptarëve për vota!

*****
Post scriptum- Për të qenë fair, i këtij mendimi kam qenë edhe për mandatin e Monika Kryemadhit të vitit 2013...

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...