Legalizimi i kanabisit/ Berisha: Rama po zbaton doktrinën shkatërrimtare të Sorosit për drogën

Premte, 01 July 2022 13:02

 

Kryetari demokrat komentoi në konferencën për shtyp edhe projektligjin për legalizimin e kanabisit. Sipas tij, kjo nismë është në zbatim të doktrinës së Sorosit.

“Kategorikisht kundër. Për PD-në, legalizimi i kanabisit është krim dhe vetëm krim. Kjo do të thotë të shpallësh veten Eskobar i Europës.

Edi Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së George Soros. Soros është miliarderi që i ka kërkuar OKB-së, së bashku me një president të Amerikës Latine, që të ndërpritet çdo lloj lufte kundër drogave, pacaka se në SHBA vdesin çdo ditë 273 persona nga droga.

Edi Rama tani, në zbatim të kësaj praktike, deklaron se po legalizon kanabisin. Kjo është një damkë e madhe që i bëhet vendit. Kjo është një mbështetje e fuqishme për krimin dhe pas kësaj ai ka deklaruar se do pyesë PS-në nëse do lejojë haptas përdorimin e saj. Anketa është gjithmonë e PS-së.

Rama po bën gjithçka që të shkatërrojë qenien dhe identitetin e shqiptarëve dhe ky është një motiv i madh për protestat,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...