Vrasja në Elbasan/ Berisha: Gazment Bardhi e braktisi Arbër Paplekajn

Premte, 01 July 2022 13:03

 

Lideri demokrat, Sali Berisha, u ndal në konferencën e përjavshme sërish te ngjarja e rëndë e Elbasanit.

“Ngjarja e Elbasanit është një nga ngjarjet më të rënda kriminale të këtij vendi, ku rezulton se është i implikuar vetë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi, drejtori i Përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu.
Janë të implikuar dy zëvendësdrejtorët. Janë të implikuar prokurorët dhe pa asnjë diskutim në rrafshin politik, njeriu më përgjegjës është Taulant Balla. Përgjegjësi ka për ngjarjen jashtë çdo dyshimi Gazment Bardhi. Unë kam një seri statusesh të publikuara. Statuse të cilat vinin në kundërshtim me komunikatat zyrtare të narkoshtetit.

 

...Nuk e njihja Arbër Paplekajn, por çdo njeri që kishte pasur ta njihte, fliste vetëm fjalët më të mira për të. Ai kishte qenë një oficer në Afganistan në misione të rëndësishme. Kjo përbënte një garanci që ai të mos përdorte kurrë armën në qytet jashtë kushteve të vetëmbrojtjes. Nuk ishte njeri i pamësuar me armën.

 

Çfarë doli tani? Doli që në anën lindore të rrugës, karshi tij, ishin tuta revolesh që po qëllonin. Çka shpjegon pse qëlloi Arbër Paplekaj. Ai qëlloi në vetëmbrojtje. Kam shprehur që atë ditë edhe sot, keqardhjen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Faktikisht Pjerin Xhuvanin e vranë për së dyti, Taulant Balla, Gaz Bardhi, Edi Rama dhe Ardi Veliu, sepse donin ta mbyllnin çështjen Paplekaj-Xhuvani. Nuk ishte çështja Paplekaj-Xhuvani, aty mund të kishim pasur katër të vdekur.

Mënyra kriminale se si e trajtoi Ardi Veliu, mënyra e turpshme prej dezertorësh e dy nëndrejtorëve të policisë që lanë të zhvillohej një dramë e tillë, ndërsa ishin 10 policë. Mashtrimi që bëri policia bashkë me Alfred Shehun, që nuk kishte materiale, që e morën peng atë Grecën.

Pra, është një nga ngjarjet më të shëmtuara që tregon moralin e vërtetë të Edi Ramës. Kryeministri nuk mund të mos ndalej në informacione të shumanshme. Mund të gënjejë policia, por nuk të gënjen Shërbimi Informativ. Por kryeministri donte votat me gjak. Nuk kishte rëndësi që u vra një njeri.

Gaz Bardhin e keni dëgjuar të flasë ndonjëherë? Është në burg Paplekaj. E ngrita disa herë çështjen, ai heshti. Ai ishte në shtabin e Gaz Bardhit. Kishte shkuar atje për të dhe u krijua një komision parlamentar dhe çështja e Elbasanit do hetohej dhe Gaz Bardhi duhej të kërkonte hetimin e plotë. Por ky është komisioni i vetëm që nuk funksionoi asnjë ditë. E braktisën Arbër Paplekajn,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...