Rama mbron burrin e ministres Xhaçka: I takon me ligj plazhi që ka marrë

Premte, 01 July 2022 15:05

 

Edi Rama u ndal edhe tek akuzat e opozitës për ministren Olta Xhaçka, për sa i përket investimeve Strategjike. Ministrja Xhaçka akuzohet se ka përfituar tokë në bregdet në emër të bashkëshortit të saj duke shfrytëzuar afrimitetin në qeveri.

Sipas Ramës, bashkëshorti i Olta Xhaçkës e ka marrë me të drejtë që i takon me ligj pjesën e plazhit para pronës së tij.

‘Çdo vend ka nevojë për kampionët e vet edhe në ekonomi. Kjo e të afërmeve është diçka që e kam dëgjuar. Këtë e di që s’do ndalojë. Nuk kam çfarë përgjigje ti japë. Se dëgjoj broçkulla dhe shtrembërime. Afërsi që janë komplet të imagjinuara. Do doja që të kishte edhe më shumë investitor shqiptar. Do bëjmë akoma më shumë. Janë bërë edhe për shqiptarët. Një pjesë nuk shkojnë deri në fund se janë strikte’ - tha Rama.

‘Tek rasti konkret. Në të gjithë vijën bregdetare, ka më mijëra subjekte që marrin nën shfrytëzim një pjesë plazh si rezultat i disponimit të një prone private. Dhe një nga mijëra subjekte është edhe subjekti në fjalë. Çfarë duhet të bëjë në këtë rast? Bashkëshorti i ministres ka një pronë private dhe nuk duhet të marrin dhe të shfrytëzojnë plazhin që kanë përballë. Se duket sikur ia ka dhënë qeveria.

 

Por këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetare dhe që marrin në shfrytëzim pjesën e plazhit përballë pronës së tyre private. Si në të gjithë botën demokratike, shteti ndjek këtë praktikë. Që plazhi të mirëmbahet. ‘- shtoi Edi Rama gjate konferences se tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...