Presidenti Ilir Meta i jep sot Prof. Dr. Aurel Plasari titullin e larte “ Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Premte, 01 July 2022 17:15

Presidenti i Republikes Ilir Meta ka dekoruar sot me titullin e larte “ Gjergj Kastrioti Slenderbeu “ Prof Dr Aurel Plasari . Mes shume e shume veprave me vlere te jashtzakonshme Profesor Plasari eshte dhe autori i librit “ Skenderbeu” nje kryeveper kjo shkruar per heroin tone kombetar. Vete Presidenti Meta u shpreh:
🇦🇱 E posaçme kënaqësia, që me praninë e shumë personaliteteve nga fusha të ndryshme të jetës, të vlerësoja sot një figurë poliedrike dhe të ndritur të kombit tonë, autorin e shumë librave dhe eseve, përkthyesin e një numri kryeveprash botërore, historianin, studiuesin, mendimtarin dhe profesorin e shquar universitar, Aurel Plasari.
Me mirënjohje për kontributin e vyer dhe të jashtëzakonshëm në ndriçimin e vlerave kombëtare me ndikim të veçantë në shoqërinë shqiptare, si promovues dhe mbrojtës i palodhur i identitetit kombëtar dhe europian të shqiptarëve, dhe në nderim të punës dhe realizimit të veprës tanimë të vlerësuar si më e suksesshmja e dekadave të fundit kushtuar figurës dhe epokës së Heroit tonë Kombëtar, i akordova Profesor Plasarit, Titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Shumë urime dhe krijimtari sa më të begatë në shërbim të kombit!

Modifikuar më Premte, 01 July 2022 17:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...