Ambasadori amerikan: Tri arsyet pse SHBA e kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës

Saturday, 02 July 2022 08:17

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka deklaruar se jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë janë arsyet pse ShBA-të, kanë qenë një përkrahëse e hershme, e flaktë dhe e përkushtuar e pavarësisë së Kosovës dhe tash shtoi se mbeten të palëkundur duke mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës.

Këto komente ambasadori Hovenier i bërë gjatë pritjes që i bëri shumë mysafirëve të ftuar për të shënuar 246-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një ambient të ngrohtë e dekorues, Ambasada Amerikane ftoi shumë mysafirë nga jeta politike, shoqërore e kulturore. Aty u pa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat e saja, si dhe kryeministri Kurti me bashkëshorten e tij. Po ashtu, u pa edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, drejtues të subjekteve politike, deputetë, ish deputetë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve, njofton RTK.

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier tha para të pranishmëve se 246 vjet më parë, 56 përfaqësues nga 13 koloni amerikane u mblodhën në Filadelfia dhe ratifikuan atë që atëherë konsiderohej si një dokument radikal, Deklaratën e Pavarësisë, ku ajo shpalli statusin e kolonive si shtete sovrane të pavarura.

 

Sipas tij, kjo jo vetëm që ishte hapi i parë në formimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por përshkroi dhe përshkruan aspiratat dhe vlerat e tyre si popull, për të cilat vazhdojnë të përpiqen dhe të punojmë sot.

“Ajo paraqet një citim premtues amerikan: "Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë burrat -dhe unë po shtoj në mënyrë redaktuese- dhe të gjitha gratë janë krijuar të barabartë që të janë të pajisur nga krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, siç janë; jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”. Ky premtim udhëzon edhe politikën e jashtme amerikane, jashtë kufijve tanë dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kanë qenë një përkrahëse e hershme, e flaktë, e përkushtuar e pavarësisë së Kosovës, prandaj ne mbetemi të palëkundur siç kemi qenë gjithmonë dhe duke mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës.

Pra, sot, ndërsa ne festojmë 246 vjetorin e Shteteve të Bashkuara si një shtet i lirë, sovran dhe i pavarur, ne gjithashtu festojmë së bashku, 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe përparimin e jashtëzakonshëm që keni arritur në këtë periudhë të shkurtër kohore“, ka thënë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...