Vjosa Osmani flet për CNN: Serbia s'mund të ecë në dy drejtime, të zgjedhë Moskën ose BE-në

Saturday, 02 July 2022 08:21

 

Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN International”, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për aspiratat e Kosovës që të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka shikuar të gjejë rrugë tjetër, pos asaj Euroatlantike. Osmani ka folur edhe për pikëpamjet se Serbia po ecën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se nuk beson në diçka të tillë.
“Serbia provon të ecë edhe rrugës së Moskës edhe rrugës së së Evropës. S’mund të ecësh në të dy rrugët, në të njëjtën kohë”.

 

Për kërkesën që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, Presidentja Osmani ka thënë se pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, “çdokush” e ka kuptuar se të jesh në NATO, do të thotë të jesh i sigurt.

“Të jesh në NATO do të thotë të jesh i sigurt. Kështu që, praktikisht, arsyeja kryesore pse populli i Kosovës dhe vizioni ynë si krerë të institucioneve të Kosovës është që të bëhemi anëtar i NATO-s, është për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes.

Por, edhe se ne nuk e shohim NATO-n vetëm si një makineri ushtarake, por si një sistem bazë të vlerave.”-ka thënë Osmani

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...