Apeli i pensionistit: Jam një shqiptar me çerek pensioni dhe gjysmë shtëpie

Diel, 03 July 2022 12:27

 

Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.

Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.

 

 

Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.

 

Gjatë ditës së sotme, doli në një deklaratë për mediat nga selia blu, Pëllumb Zade, pensionist i cili do të bëjë thirrje për pjesmarrje në protestë.

 

Deklarata:

Unë jam Pëllumb Zade, 79 vjeç, pensionist.

Jam një prej ‘të mbijetuarve’ të Unazës së Re. Jam pak më me fat se të tjerët, sepse kam humbur vetëm gjysmën e shtëpisë.

Për veten mund të them se jam një shqiptar me çerek pensioni dhe gjysmë shtëpie.

Ka një mijë arsye për të dalë në protestën e 7 korrikut.

Janë rrogat e ulëta, pensionet e mjera, çmimet pa tavan dhe, mbi të gjitha, shpërfillja e qeverisë.

Arsyeja madhore është shpopullimi. Kam një pyetje për të gjithë ata që bëjnë sikur nuk e shohin zbrazjen e atdheut. Kush do të paguajë për pensionin tim sot dhe për pensionin tënd nesër, nëse vendi zbrazet nga forca punëtore dhe arsenali njerëzor!?

Një pyetje e kam edhe për ata që thonë se kanabisi nuk na bën gjë, se ne nuk e përdorim.

Po kur të vejë te fëmijët? Po nuk qenë fëmijët e mi do të jenë të tutë.

Një pyetje kam për ndërkombëtarët: Si e përkrahni një qeveri të tillë në vendin tim? A do ta lejonit një qeveri të ngjashme në vendin tuaj?

Jam Pëllumb Zade. Jetoj vetë i pestë me një pension 18 mijë lekësh.

Kur një prej nesh është në rrezik, Shqipëria është në rrezik

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...