Ish-Presidenti Ilir Meta e ka etiketuar sot kryeministrin Edi Rama si “Esat Pashë Toptanin” që sipas tij po falimenton Shqipërinë.
Nga selia e “Partisë së lirisë”, ku pritet të krijohet Revolucioni Antikorrupsion, Meta tha se Rama kur të kuptojë se financave të vendit i ka ardhur fundi do të marrë helikopterin dhe do të arratiset.
“Duhet të parandalojmë falimentimin e Shqipërisë se ai e ka projekt këtë. Se ky merr helikopterin dhe do na nxjerrë kartelën. A po unë jam me kartel thotë, e ka botuar edhe Mero atë. Kam qenë në psikiatri thotë ai, dhe ju vetë më vutë mua ç‘faj kam unë. Kuptohet fajet i ka të gjithë këta që mbushin burgjet si bedelat e tij.
Në vijim, Meta e quajti kryeministrin të pacipë, pasi mungesën e reformave apo keqmenaxhimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këto 10 vite qeverisje të PS, ai nuk e sheh si paaftësi.
“Ai ecën me shpejtësi, korrupsion, korrupsion dhe shumica e familjeve shqiptare ecin tatëpjetë me varfëri, varfëri. Është i pamëshirshëm në vjedhje sa vjedh edhe në fatkeqësi, në tërmet, edhe në pandemi. Vetëm tendera sekretë për të vjedhur. Një familje shqiptare gjatë pandemisë ka marrë gati 0. Në Serbi kanë marrë 100 euro në muaj të paktën. Sepse të gjitha lekët dhe në pandemi jepeshin për projekte që nga 2 mln euro shkonin në 20 milionë euro. 6 fish më shumë se në Serbi një kilometër rrugë. U gëzova kur iku LSI nga qeveria në 2016, se thashë të paktën në Bujqësi ky do ta mbështesi meqë vuri ministrin e PS. Më dramë bujqësia. Në Përmet është përgjysmuar numri i bagëtive. S’po përmend Skraparin dhe Veriun e Shqipërisë. Po nëse ti nuk mbështet bujqësinë, turizmin, agrobiznesin si do të rrinë njerëzit në Shqipëri. Ju mendoni se ky është i paaftë, 10 vjet duke qeverisur. Ai është i pacipë, nuk është i paaftë. Për të vjedhur kartat e identiteti të shqiptarëve është i aftë ai”, shtoi Meta