Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në konferencën e tij të përjavshme është shprehur se ka komunikimin të vazhdueshëm me Ilir Metën.
Berisha u shpreh se ka komunikuar me Metën edhe kur ishte në Presidencë edhe tani që është kryetar i Partisë së Lirisë.
‘Me zotin Meta jemi në komunikim të vazhdueshëm. Edhe kur zoti Meta ishte president, kryetarja e partisë ishte në protestë me Frontin e Shpëtimit të Shqipërisë. Takimet janë të mundshme në çdo kohë. Do ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partinë e Lirisë’, tha kreu i PD-së Sali Berisha gjatë konferencës për mediat