Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së tij të përjavshme me mediat është pyetur se si u ndje një ditë më parë që nuk ishte i ftuar në një organizim të zhvilluar nga ambasada amerikane me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se ishte i nderuar që nuk ishte pjesë e një organizimi të tillë krah figurave si Edi Rama dhe Taulant Balla.
Pyetje: Z. Berisha, si u ndjerë dje, kur në një kohë kur festohej 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë, në ceremoninë e organizuar nga ambasada merrnin pjesë thuajse të gjitha figurat kryesore politike të vendit dhe ju mungonit? Sjell këtu në vëmendje faktin se jeni Presidenti i parë që keni hyrë në Shtëpinë e Bardhë, por mungonit në këtë festë. Si u ndjetë në aspektin personal?
Berisha: Zonja Kim, duke mos më ftuar, më nderoi! Më nderoi! Kjo për faktin se ajo ka dhënë… me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë, bashkë me Edi Ramën dhe mafien e Xhorxh Sorrosit, më shumë se kushdo tjetër perceptimin dhe imazhimin e shkëlqyer që kanë pasur shqiptarët për SHBA-në. u ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen midis mirditorëve, ndër shqiptarët më tradicionalë të të gjithë trojeve dhe shprehem përshëndetjen, urimet më të mira në 100-vjetorin në të cilin Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë kontributet më të pakrahueshme historik në ato marrëdhënie. Më të pakrahasueshmet!
Në këtë kontekst, unë mendoj se jo nderojnë, por turpërojnë Shqipërinë në marrëdhëniet me Shtete e Bashkuara, figura si Edi Rama, figura si Taulant Balla apo të tjerë.
Natyrisht ky është qëndrimi im dhe këto janë mendimet e mia, por i bindur të jesh se asgjë s’më lëkund mua besimin tek SHBA si vend i mad hi lirisë, si partner më strategjik dhe mirënjohjen time të pakufishme në kontributin e tyre në lirinë e shqiptarëve, sikundër asgjë nuk më lëkund mua në betejën time kundër mafies së Xhorxh Sorrosit gjer në fund