Anti-kontrabanda informon Gazhelin: Qindra e mijëra € hyjnë në vend! Trarët janë shqyer

Saturday, 30 July 2022 11:24

 

Letra informative zyrtare e drejtorit të anti-kontrabandës detare drejtuar drejtorit të përgjithshëm të doganave Genti Gazheli hedh dritë mbi korrupsionin kapilar në dogana dhe skemat si merren ryshfetet.

Letra që News24 disponon mban datën 12 mars 2021 dhe pasi e informon se si bëhet kontrabanda në Shqipëri në pikat kryesore kufitare, ku grupet e kontrollit të anti-kontrabandës marrin 15 mijë deri në 20 mijë euro në javë, ai i tregon Gazhelit sesi merren zarfet me lekë.

Në Tiranë sipas tij, sistemi doganor fillon dhe ulëret nga shartimi injorancës me korrupsionin, nga pazaret e ndyra gjoja për hir të partisë, deri tek obligimet për vendet e punës.

 

 

“Jo më kot ju z.Drejtor dërguat në pikat kyçe persona me njohuri dhe vjetërsi zero në sistemin doganor në pozicionet ku duhet të ishin specialistët e vërtetë, ku për hir të së vërtetës ata nuk mungojnë në sistemin doganor. Tani vjen edhe pjesa më e bukur ajo e modus operandit ose mënyra se si merren lekët: nga zarfet e grupeve të antikontrabandës deri te pazaret e kontejnerëve të cilat mbyllen nëpër tavolinat e bllokut. Nga macetat e kryetarëve të doganave deri te përgjegjësit e turneve të proceduar penalisht për favorizim kontrabande në më shumë se një rast”.

 

Por situata e korrupsionit në administratën e drejtuar nga Genti Gazheli, shtrihet në shumë rrafshe. Shpëtim nga ryshfeti sipas drejtorit të anti kontrabandës detare nuk kanë as furgonët me mallra nga Anglia që sjellin paratë e emigrantëve.

“Furgonëve të anglezëve të cilët tashmë janë vënë në shërbim total të kontrabandës iu kapen përditë me qindra mijëra euro Cash në portet e fqinjëve tanë. Dy janë doganat të cilat këta individë janë instruktuar të kalojnë, vetëm nga Vlora dhe Durrësit, arsyet dihen. Ju informoj se kur mbaja postin e Drejtorit të Antikontrabandës, këta individë paguanin doganë dhe kontrolloheshin rreptësisht nga grupet e Anti Kondrabandës, gjë që sot nuk ekziston, përkundrazi iu është dhënë ‘OK të bëjnë ç’të duan me kusht të sjellin paundët e ryshfetit’”.

Në letrën informuese drejtori i kontrabandës detare, i cili më parë ka qenë drejtues i të gjithë sektorit të antikontrabandës thotë se është i gatshëm të ballafaqohet ne gjykatë apo prokurori për vërtetësinë e informacionit që parashtron.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...