Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-kryebashkiaku i Lushnjës, nga duartrokitjet te irritimet, ja çfarë ndodhi në sallën e gjyqit

Saturday, 30 July 2022 11:26

 

Pas thuajse gjashtë orësh është dhënë edhe vendimi nga Gjykata e Posaçme për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe.

 

Ish-kryebashkiaku është lënë në burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje.

 

Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se GJKKO ka vendosur ta dënojë me 2 vite e 4 muaj burg dhe i hiqet e drejta për 5 vite që të mbajë funksione publike.

 

“U deshën të pakën 6 orë që GJKKO të shpallte vendimin. Gjyqtari Bani e nisi dispozitivin, duke e deklaruar të pafajshëm për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe të pranishmit të sallë filluan të duartrokisnin, por kur e shpalli fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe e dënoi, nuk u prit mirë dhe u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar të pranishmit në sallë. Tushe ndodhet pas hekurave që në korrik të vitit të kaluar”, tha gazetarja Lala

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...