Angel Dzhambazki, politikani bullgar që është deputet në Parlamentin Europian, tha se Serbia po luan me zjarrin, ndërsa shprehu mbështetjen për Kosovën në një reagim në Twitter.
Dzhambazki publikoi një video për të treguar se çfarë do të ndodhte për 5 minuta nëse Vuçiçi do të vendoste për ta pushtuar Kosovën.
“Serbia po luan me zjarrin. Nëse Vuçiç nuk e kontrollon veten, do të digjen. Ne qëndrojmë me Kosovën!”, shkroi Dzhambazki