PD, Malltezi: Pse u kaluan dje 2 miliardë lekë në kontot e të shpallurve në kërkim Zoto dhe Gugallja?

Tuesday, 02 August 2022 15:13

 

Partia Demokratike vazhdoi edhe sot me denoncimin e mega-skandalit të inceneratorit. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi ngriti pyetjen: Pse u kaluan dje 2 miliardë lekë në kontot e të shpallurve në kërkim Zoto dhe Gugallja?"

DEKLARATA E PLOTE

Lobohet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, që ka gëlltitur qindra miliona euro, dhe vazhdon t’i marrë qytetarëve shqiptarë miliona të tjera, siç do ta dëshmojmë tani.

 

 

Publiku e meriton, dhe duhet ta dijë, se në Partinë Demokratike është kthyer opozitarizmi pa kompromise dhe me kohë të plotë.

 

Për këtë arsye, unë ose ekspertë të tjerë të mjedisit, ligjit, antikorrupsionit, apo eksponentë të Partisë Demokratike, duke filluar që sot, do të dalim çdo ditë në këtë foltore për të bërë “pesë pyetje për inceneratorët”.

E fillojmë me një fakt tronditës për ne dhe një vjedhje rutinë për ata:

Klodian Zoto & Stela Gugallja përfituan dje në kontot e tyre bankare, 3 herë brenda ditës nga 627 milion lekë nga Belinda Balluku. Para dy ditesh ishte Erion Veliaj që i ‘qerasi’ me 878 milionë lekë.

Ja edhe pesë pyetje të thjeshta:

1.Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Fierit nuk funksionon, Edi Rama dhe Belinda Balluku derdhën dje, me 1 Gusht 2022, 3 herë nga 627 milion lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljes?

2.Pse, edhe kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, si për Zoton dhe Gugalljan, në llogaritë e tyre vazhdojnë të derdhen qindra miliona lekë?

3. Pse, pavarësisht faktit se Inceneratori i Tiranës është imagjinar, ende nuk i janë hedhur as themelet, Erion Veliaj çon 878 milionë lekë në kontot e Zotos dhe Gugalljas?

4. Pse SPAK nuk sekuestron produktet e korrupsionit të Edi Ramës?

5. Pse, kur na thuhet se nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e çmimeve për shtresat në nevojë; nuk ka lekë për të pastrehët nga tërmeti; nuk ka lekë për të kompensuar rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve; paska qindra miliona lekë për partnerët e Edi Ramës, si Klodian Zoto e Stela Gugallja, me urdhër arresti ndërkombëtar?

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Edi Rama.

Ne kemi një përfundim: të gjitha këto ndodhin SEPSE ATA I NDAJNE PARATE SE BASHKU. Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...