'Korridori Blu'/ Berisha: Rama hapi tender me 22 mln € kilometri. Në Europë kushton 2-3 mln €!

Tuesday, 02 August 2022 22:03

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me intelektualë të fushave të ndryshme, foli edhe për autostradën Milot-Fier, pjesë e 'Korridorit Blu'.

Ish-kryeministri tha se një kilometër rrugë në këtë autostradë do të kushtojë, sipas tenderit të Edi Ramës, 22 milionë euro, rrugë lineare, në një kohë kur në Europë, standardi është 2 deri 3 milionë euro.

 

Berisha e cilësoi alarmant borxhin publik i cili ka arritur në 107%, duke e konsideruar si fundosës për vendin.

"Ky hap tender për autostradë 22 milionë euro për kilometër linear, në një kohë kur në Europë, me këtë terren, ndërtohen me 2 gjer 3 milionë euro. Pse e bën këtë? Sepse do të pasurohet edhe më shumë.

 

Sot, ky zotëri (Edi Rama), bashkë me mëkëmbësen e tij njoftuan shqiptarët se po hapim tenderin për Autostradën Blu, Milot-Fier, në një kohë kur borxhi publik është absolutisht fundosës për këtë vend dhe s’do të jetë e largët dita kur Greqia të duket lule, është 107%. Për sirenat që bien të varfërisë dhe mjerimit në votrat shqiptare. Ndjeshmëria e tij ndaj këtij realiteti është zero. Ai është i lumtur, e tha bukur profesori, ai jeton në lumturinë e tij, jeton në saraje, jeton me avion në dispozicion, jeton me çdo gjë, kurse se çfarë ndodh me qytetarët, ai nuk ka asnjë preokupim", tha më tej Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...