"Asnje centimeter rruge nuk eshte shtruar"/Kryetarja e PD dega 9:Gjithcka eshte lene ne harrese menjehere pasi zgjedhjet perfunduan.

Tuesday, 02 August 2022 22:06

Ne nje levizje neper lagje pas shinave te trenit ne fund te rruges Jordan Misja te bie ne sy “lenia ne harrese”, megjithese me pak se 2 kilometer nga qendra e Tiranes. Gjithcka eshte lene ne harrese menjehere pasi zgjedhjet perfunduan. Premtuan infrastrukturen dhe asnje centimeter rruge nuk eshte shtruar. Gjithcka mbeti ne vend numero. Vota dhe Votimi jane kthyer ne nje PAZAR kolektiv: me jepni voten t’ju shtroj rrugen – mbase ju vendos edhe ndricimin. A duhet te vazhdoje keshtu????
Po dinjiteti i ketyre njerezve ku shkoi? Pse nuk i shtruat te gjitha rruget apo kur te vijne zgjedhjet e tjera. Po, po ju ashtu do te veproni do shtroni rruget pa mbaruar kanalizimet dhe ujrat serish do “plasin” sheshit duke u perzier te bardha e te zeza dhe aroma e rende nuk do lejoje te hapen dyer e dritare as ne dimer e as ne vere. “Xhungla” fillon me nje nen-stacion elektrik qe duket si nje “varreze” qe te uron mirseardhjen ne ferr. Ne ferrin me rrugica te ngushta e pa ndricim ku naten thyen koken nese telefonin e ke te pakarikuar (ose pa drite). Duhet te kesh mendjen ku hedh kemben sepse mund te ndeshesh nje grope te thate apo nje pellg me uje.
Cfare po beni, na pyeti nje banor qe po kalonte aty prane. Ja, i thame, po fotografojme kete rrugen-nje hapesire e lene per te kaluar njerezit ku kishte vende-vende pak gure e zhavorr te hedhur nga banoret. Ku eshte rruga, foli me shpoti burri i vjeter.
E cfare pergjigje mund t’I jepnim ketij banori
Ku ishte rruga?
Ajo ishte nje cope toke ku njerezit kalonin permes. Te mos harroj Keshilli Bashkiak i kishte vendosur nje emer asaj qe e quante rruge e per nga turpi nuk hodha as syte ta lexoja por ne mendje me mbeti fjala e atij banori: ku eshte rruga.
Reshit Maloku quhej nje rruge tjeter e cila kishte pak forme rruge pasi kishte zhavorr qe lejonte rete e pluhurit te ngriheshin perpjete sa here qe perplasje fort kembet. Ku eshte rruga – kjo pyetje do me mbetet per shume kohe ne mendje.
Na genjyen, thote nje banor i komunitetit rom. Na futen pak kohe ne pune e na katandisen serish ne rruge. Na thane per kanalizimet por shikoni ujerat ne shtepi. Na thane per rruge por per 50m2 rrugice na kerkuan nga 300 mije leke per familje.
Pak me tutje dikush tha se i duhet te percjelle perdite femijet deri ne shkolle sepse e kishte larg, te 7 Marsi. Imagjinoni nje femije klasa e pare apo parashkollor te beje aq rruge mes makinave. E pakta o shtet t’ju kishe vendosur ne dispozicion furgone qe prinderit te kishin mendjen e mbledhur e te mos rrinin me gjak te ngrire nese femija kishte shkuar ne shtepi apo jo.
Legalizimet dhe ngaterresat me dokumentat e shtepive te ndertuara me aq mund, djerse e gjak ishin nje tjeter pjese e halleve te perditshme e brengave qe I gerryenin perdite keta banore mikprites. Premtime kishin marre ne cdo fushate por vec premtime te kthyera ne zhgenjim e mosbesimim.
Hallet ishin te shumta dhe me gjithe problemet e kohes ata ndiheshin vertet te lene ne harrese nga shteti I tyre, ne vendin e tyre, ne shtepite e tyre. Te lene ne harrese e te genjyer ne gjuhen shqipe.
O njerez te mire, se bashku, te bashkuar e me force ne do kerkojme te drejtat deri ne realizimin e tyre dhe nuk mund kurrsesi te pajtohemi me neperkembjen. Protestojme dhe ngreme zerin se BASHKU qe hallet to na te degjohen e te gjejne zgjidhje.
PD dega 9Arian ZonjaGjok Vuksani-Faqja Zyrtare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...