Tragjedia e Himarës/ Përsetë e shpërthimit makabër të Ramës

E mërkurë, 03 August 2022 14:52

 

Tragjedia e Himarës është një nga ato ngjarje që e detyron atë që është në pushtet, të shikojë nga vetvetja, të reflektojë për sistemin që ka ngritur dhe natyrisht të durojë, ashtu siç ndodh në çdo vend demokratik edhe fortunën, shpesh herë në tejkalim të masës, që prodhon zemërimi qytetar në fatkeqësi të tilla. Por me sa duket Edi Rama nuk i përket kësaj race politikanësh demokratë. Ai ka reguar në një mënyrë gati makabre në rrjetet e tij sociale duke u përpjekur ta vërë theksin, nga përgjegjësia shtetërore për këtë krim, në “ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë”.

Në reagimin që kryeministri ka bërë, nuk ndjen as shqetësimin minimal për të kërkuar përgjegjësi personale për atë që nuk ka funksionuar, as empathinë për të kuptuar revoltën e atyre që kanë qenë të martën në plazhin e Potamit, as zemërdridhjen e atyre prindërve me fëmijë të vegjël që i drejtohen me ndrojë plazheve, nga frika e motorëve të pakontrolluar dhe skafeve maramendës, as zemërimin e atyre që kuptojnë për të disatën herë se cilët janë heronjtë realë të “policisë që duam”.

 

Jo, askënd nga këta kryeministri nuk e përfill dhe pikërisht në ditën më të gabuar ai reket të ngulisë të vërtetën e tij absurde për relitetin, atë se ky është një sezon turistik perfekt.

 

Dhe e bukura është që në optikën e kryeministrit të gjithë ata, që ndihen të prekur, të revoltuar, të indinjuar, apo që nuk e besojnë ëndrrën: “Shqipëria, kampion rajonal i turizmit” nuk mund të jenë gjë tjetër veçse pjesë e çetave “të udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë”.

 

Pra ky reagim me fjalor makabër, për të barabitur me Berishën apo Metën dhe për të etiketuar si çeta të opozitës këdo që ka shpërthyer qoftë edhe në mënyrë të ekzagjeruar, i prekur nga ngjarja e vrasjes së 7 vjeçares Jonada Avdia, tregon për mentalitetin e Edi Ramës, ndofta më shumë sesa mënyra si fiton zgjedhjet, se si bën luftën politike në parlament apo se si firmos për inceneratorët. Mendësia autarkike është e dukshme: Nëse shqetësoheni për pasigurinë e fëmijëve tuaj, nëse klithni për mosbesimin tek policia, nëse këkroni garanci dhe mbrojtje nga shteti për të cilin paguan taksa, jeni “non grata” si Saliu, apo spiunë si Iliri. Sepse në këtë vend nuk mund të ekzistojë e vërtetë tjetër përpos asaj që çertifikon Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...