Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Himarë ku mbeti e vrarë një vogëlushe 7-vjeçare që u përplas për vdekje nga skafi i komistarit Arjan Tase, duke akuzuar qeverinë. Meta tha se Rama sot bën viktimën, por ai është përgjegjës për vdekjen e 7-vjeçares, pasi nuk ndëshkoi ashtu sikur se ligji e parashikon autorin, komisar Arjan Tase me të shkuar kriminale. Nga Roskoveci, ish-presidenti tha se qeveria se abuzon me qytetarët, ndërsa nga “të fortët” ka frikë dhe iu përulet atyre. .
“Ai punon çdo ditë kundër shqiptarëve. Kemi pensionet më të ulëta në rajon. Ai kontrollon të gjitha pushtete në vend. S’ka lënë njeri pa gjobitur. Sot kërkon të bëjë viktimën sepse autor i vrasjeve është ai, u jep siguri, dhe nuk i ndëshkon. Po vepron njësoj se me rastin e vrasjes së Klodian Rashës. Rama është përgjegjësi kryesor për falsifikimin për shtyp që u bën ndaj Rashës”, tha Meta per gazetarët.