Berisha: Epiqendër e betejës do jetë çështja e djegësave, do bashkërendojmë aksionin me Metën

Premte, 05 August 2022 13:02

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën për shtyp se epiqendra e betejës së opozitës do jetë çështja e djegësave.

“Opozita e ka shpallur armik Edi Ramën dhe nuk e lëvizim këtë. Kjo është një periudhë ku ai vazhdon me metodat e tij grabitqare, kjo nuk do thotë se kemi hequr dorë nga beteja. Ne do mobilizohemi dhe do i japim atij atë që meriton.

 

Epiqendër e betejës sonë do jetë çështja e djegësve.

Ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit tenderin me negociata të mbyllura, tenderin për vjedhje. Ky është përgjegjësi numër 1. Ky nuk mund të shpëtojë, ky i ka kohërat e numëruara. Djegësit aty ku djegin plehrat, do djegin qeverinë e tij,” tha Berisha.

 

Ai deklaroi se drejtësia është bllokuar dhe nuk po vepron. Por Berisha tha se asgjë nuk e nxit më shumë revoltën sesa bllokimi i drejtësisë.

“Drejtësia dhe shteti ligjor janë mekanizmi institucional dhe kushtetues më efikas për të parandaluar revoltat. Asgjë nuk e nxit më shumë revoltën sesa bllokimi i drejtësisë. Këtë po e bën Edi Rama, nuk po e bën opozita.

Ju jeni dëshmitarë të sulmeve të tij publike pa precedent kundër SKAP-it të partisë. Siç duket SKAP kishte vendosur të ndalonte ndonjë, Agaçin apo Arben Ahmetajn. Dhe ju e patë se çfarë presioni iu bëri.

Sigurisht SKAP-in mund të tulasë, mund ta bëjë të heshtë. Por jo popullin. Populli është populli dhe kërkon ndëshkimin. Nuk ka më opozitë që të mbyllë sytë para këtyre akteve,” tha Berisha.

Sipas Berishës, Ilir Meta është një opozitar i vërtetë dhe do të bashkëpunojë me të. Deri më tani sipas Berishës nuk janë ulur në tavolinë me Ilir Metën, por do të bashkërendojnë në çdo veprim.

“Nuk jemi ulur për aksionin opozitar. Por Ilir Meta është opozitar i vërtetë. SPAK është bërë SKAP. Do të bashkërendojmë çdo veprim me Metën dhe partinë e tij. Ne i kemi të hapura gjërat, ne ua themi qytetarëve”, tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...