Faliment i pushtetit grabitës?!

Saturday, 06 August 2022 19:05

 

Nga Ylli Manjani.

Nëse pushtetit grabitës i ka falimentuar Kavaja e Vora, që janë bashki me biznese nga ku sigurohen të ardhura, me siguri Dibra, Bulqiza, Mati, Kukësi, Tropoja, Laçi, Erseka, Pusteci e shumë bashki të tjera duhet të jenë shuar nga harta fare.

Ja pra pasojat e pushtetit që ka grabitur çdo gjë dhe e ka vënë në pak, shumë pak duar kaçakësh. Kaçakë ore kaçakë, jo oligarkë, se na hapët barkun me terma të mëdha. Kaçakët ndajnë plaçkë.

Janë më pak se 10 biznese që kontrollojnë të gjithë pasurinë e paranë publike të dhënë nga pushteti që ia ka grabitur shqiptarëve me votime të blera.

Nëpërmjet këtyre bizneseve mbahet në zap populli që lyp bukën e gojës. Bah, çfarë togfjalshi të ndyrë që kemi, termi "bukën e gojës". A thua se ka bukë të b*thës, fjala vjen...

Nejse, po kjo është skema e destrukturimit social që përdor pushteti grabitës për të ndenjur në pushtet gjatë. Zgjedhë ekonomike.

Dikush për një copë bukë, dikush për ndihmë sociale apo pension, dikush për pak mall, dikush për pak më shumë por të gjithë janë nën zgjedhën e pushtetit politik të kaçakëve.

Kush del nga kjo zgjedhë, duhet të shkojë emigrant. Ose e shkrijnë tatimet, taskforcat, reformat, ambasadat... kush mundet.

Në këtë skemë zgjedhe ekonomike ku qeveria kontrollon çdo individ, vetqeverisja vendore s’ka vend. Është e tepërt. Mënyra më e mirë për ta heqë qafe është ta shpallësh të falimentuar.

Po përgjegjësinë politike për reformën territoriale?!

Po përgjegjësinë politike për drejtimin politik pa asnjë gram opozite në njësitë vendore?! Apo ç'e deshe.

Edhe përgjegjësia politike është individuale?! Po mirë pra le ta mbajë Ed Rama individualisht.

Ah mos harroni, Sri Lanka kështu nisi, me faliment të shtetit... Ka ndodhur tani shpejt kjo gjë...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...