‘Shpërthejnë’ mediat angleze: Jonada ishte shtetase britanike, u vra nga një polic me skaf

Saturday, 06 August 2022 19:09

 

Mediat më të mëdha në Angli po i bëjnë jehonë vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdia nga një shef policie. Sipas tyre, Jonada e vogël ishte britanike.

“Vajza britanike 7-vjeçare vritet në mënyrë horror në Shqipëri,” shkruan Daily Mail.

Gazeta shkruan se Jonada ishte duke pushuar në Shqipëri me babanë Bledarin dhe nënë e saj, në plazhin e Potamit. DM ka publikuar edhe fotot e momentit kur Bledari përplaset me shefin e policisë, Arjan Tase, që tani akuzohet për vrasje me dashje të vogëlushes. Gazeta vazhdon duke publikuar dëshminë e Bledarit.

“Po lahesha me vajzën pranë bregut, pashë një skaf të bardhë me dy persona në breg. Skafi ndaloi në breg pranë një hoteli dhe një vajzë zbriti prej andej. Një grua dhe një fëmijë hipën në skaf, i cili u nis përsëri drejt zonës së rezervuar për notarët.

 

Ai erdhi në drejtimin tonë me një shpejtësi të tmerrshme dhe më ndau mua nga vajza. U zhyta poshtë në ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë të gjithën. Pashë që skafi u largua, por më pas ai u kthye, ndaloi mjetin dhe doli në breg”.

“Duhet të kisha vdekur unë, në vend të saj,” thotë Bledari.

Gazeta shkruan se në mbarë vendin kanë shpërthyer protesta nga zemërimi, të cilat kanë kulmuar me tubimin në Tiranë, ku u regjistruan edhe përplasje me policinë. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, asaj të Turizmit dhe të Drejtorit të Policisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...