Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në një status në rrejtin e tij social Facebook, ku ka mbështetur shefin e organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliun, i cili zhvilloi një takim me banorët e zonës së Njësisë Nr.8 në kryeqytet mbi mungesën e ujit.
Balliu i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë Tiranë Erjon Veliajt të marrë përgjegjësinë e duhur dhe t’u shërbejë qytetarëve duke u rikthyer atyre ujin e pijshëm.
Meta, është solidarizuar me qëndrimin e Balliut, teksa ka theksuar se koha e ndëshkimit për hajdutët po mbaron.
Statusi i plotë i Metës:
Të lumtë Klevis që po mbron interesin e qytetarëve të Tiranës!
Koha e vjedhjeve me taksat e qytetarëve po perëndon përgjithmonë!
Koha e ndëshkimit për hajdutët po afron!
Nuk ka censurë që ndalon të vërtetat dhe triumfin e Lirisë mbi tiraninë