Në 34 vjetorin e vrasjes së poetit Havzi Nela, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë një takim me qytetarë, intelektualë dhe të përndjekur politik.
‘Miq, ju ftoj të më ndiqni sot, në ora 19:30, në një bashkëbisedim me qytetarë, intelektualë dhe të përndjekur politik në përkujtim të 34 vjetorit të vrasjes së poetit Havzi Nela nga regjimi i egër komunist’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në një postim në faqen e tij në Facebook