Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tryezën për të kujtuar Havzi Nelën dhe të përndjekurit e diktaturës është shprehur se, shkrimtarët që dolën kundër rrymës së regjimit, u pushkatuan.
Sipas Berishës, ata nuk pranuan të bëheshin ‘inxhinierë të shpirtit’ siç donte ti cilësonte diktatura shkrimtarët, por u ndjenë të lirë të shkruanin atë që donin.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Pasi hoqi me ndërhyrjen e SHBA dhe OKB-së kampet e përqendrimit që i mbajti për disa vite dhe ushtroi gjenocid në këto kampe, mban njërin në Kuç, i fundit. Këta 100 burra dhe gra që ishin në Kuç, 60 prej tyre ishin të shkolluar në universitete në perëndim. Duhej zhdukur dhe ai dekapitoi në tërësi elitën tonë kombëtare të formuar në perëndim.
Më pas ai u tregua po kaq mizor ndaj të gjithë atyre që guxuan në letrat shqipe të dalin jashtë doktrinës zhdanonivste që e konsideronte letërsinë, shkrimtarët dhe poetët si inxhinjerë të njeriut të ri. Çdo gjë që do të dilte jashtë kësaj kornize do të pushkatohej dhe internohej. Këtë fat pësuan me dhjetëra shkrimtarë poetë.
Këtë fat pësuan Trifon Xhaxhika, Fadil Kokomani, këta ishin të plejadës së re. Më vonë të pavdekshmit, Vilson Blloshmi, Genc Leka vetëm e vetëm për poezitë e tyre sepse nuk pranonin kurrsesi të hyjnizonin të keqen, të glorifikonin antivlerat, anti kombin, por me shpirt donin ti paraqisnin shqiptarëve atë realitet. I tillë në këtë altar pushon poeti Havzi Nela, i cili qëndroi i pamposhtur dhe përdori vargun e tij për të qëndruar njeri.