Ilir Meta nuk ka hezituar të japë premtimin e tij para qytetarëve duke thënë se do të rrëzojë regjimin e Edi Ramës që sipas tij vetëm vjedh e mashtron.
‘Edhe pse ju duket gushti pak si i nxehtë të jeni të sigurt që shtatori, do të jetë përvëlues për këtë sekt të korruptuar, për këtë sekt që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm.
Premtimi im është që siç shemba në emër të të ardhmes së Tiranës e ligjit, kioskat e të fortëve të Tiranës, dhe tutorëve të Edit, ja dini emrat ju... e bëra në emër të ligjit, të të ardhmes, kështu do të shemb i pari unë, dhe nja 1 milionë qytetarë të Tiranës së bashku këtë kalbësirë, regjim, që vetëm vjedh e mashtron, grabit, tjetërson pronat e qytetarëve përmes falsifikimeve, por edhe do u japim ndëshkimin e merituar, që kurrë në historinë e Tiranës dhe Shqipërisë askush të mos guxoj të mashtroj popullin’, tha Meta.