Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi sot zyrtarët e shtetit të mos firmosin dokumente të paligjshme, sepse llogaridhënia do të rivendoset në vend dhe kryeministri Rama do të jetë i pari me shpurën e tij që "do të paguajë".
Në një konferencë për shtyp, Meta qe i drejtpërdrejtë: “Ne do dalim në përkrahje të çdo iniciativë të qytetarëve. Një popull që fle në demokraci, zgjodhët në diktaturë. Kjo është zgjidhje e pandalshme, - tha ai. - Ne si Parti e Lirisë do të bashkëpunojmë me çdo forcë politike opozitare, me çdo grup interesi për të rivendosur llogaridhënien në këtë vend. Ky është proces i pandalshëm.
Këtë e di vetë dhe Edi Rama. Historia ka ndryshuar një herë e përgjithmonë. Këto borxhe do t'i paguajë ai i pari dhe shpura e tij. I bëj thirrje administratës që mos të përdoren si bedela që mos të firmosin shkresa të paligjshme, akte të paligjshme. Do marrin në qafë veten e tyre dhe fëmijët e tyre. Në Shqipëri do të funksionojë ligji.”, theksoi Meta