Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Stoltenberg ka thënë se temë e takimit kanë qenë tensionet e fundit në veri të Kosovës.
Ai tha se situata është përmirësuar, mirëpo në çdo eventualitet, KFOR-i është brenda mandatit të vet dhe është gati të ndërhyjë.
“Ne folëm më herët këtë muaj për tensionet në veri dhe vlerësoj faktin që u takuam sot për të vazhduar diskutimet. Përderisa situata është përmirësuar, është përgjegjësi e zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd që të shmangin eskalimin. KFOR-i vazhdon të jetë i fokusuar në mandatin e vet dhe është gati të intervenojë e marrë masa që të sigurojë një mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët. Dialogu është e vetmja e zgjidhje. Mirëpres raundin e ri të dialogut që fillon nesër dhe bëj thirrje tek palët që të jenë konstruktive”, tha ai.
Pas pak, shefi i NATO-s do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti