Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përsëritur gjatë konferencës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin deklaratën se NATO do të parashikojë ndërhyrje në tensionet në veri në rast se situata përshkallëzohet.
Ai u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që të shtohet trupa që ndodhen në gatishmëri atje ndërsa theksoi se do të bëhet ajo që duhet në kohën e duhur.
“Ne jemi në Kosovë me 4 mijë trupa. Tregon një angazhim të fortë të NATO-s për stabilitetin. Mjafton prezenca e këtyre trupave tona për të dhënë mesazh të qartë që jemi për stabilitetin. Nuk përjashtohet mundësia që të shtojmë trupat tona në veri në rast se do të ketë përshkallëzim të situatës.
Aksionet tona do të jenë proporcionale dhe do bëjmë atë që është e nevojshme për të ndaluar përshkallëzimin e situatës për sigurinë në Kosovë. NATO bën atë që duhet kur është koha e nevojshme”, deklaroi ai.