Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sërish çmimin e naftës në vend, i rritur sërish dy ditë më parë, edhe pse nafta në bursë ka rënë në nivelet e para 6 muajve, kur lufta në Ukrainë nuk kishte nisur.
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët nga selia blu, Berisha tha se Bordi rrit çmimin e naftës për llogari të qeverisë.
Ai paralajmëroi Edi Ramën se sezoni i protestave po afron dhe populli do 'flasë' me të.
Sali Berisha: Bordet, si mekanizma për të rritur çmimet për llogari të qeverisë, janë që të gjitha institucione antikushtetuese, antiligjore që po mbajnë çmimet e larta, vetëm e vetëm për të plaçkitur dhe varfëruar qytetarët. Në rast se një litër vaj kushtonte më parë 1300 lekë dhe kushton sot rreth 4 mijë lekë, me çmimin e mëparshëm paguhej për një litër 200 lekë TVSH, me çmimin aktual paguhet 800 lekë TVSH, për qeverinë, 20% shumëzuar për 4. Dhe ky është mekanizmi pse mbahen çmimet e larta dhe si Edi Rama vjedh qytetarët. Nafta ka zbritur nën vlerat e 6 muajve më parë, para luftës. Ajo shitet me 0.9 dollarë në SHBA, shitet me 1 dollar në Kanada, me 1500-1600 lekë në Malin e Zi, rritet në Shqipëri në mënyrën me cinike dje dhe bëhet 226 apo 230 lekë. E gjitha kjo është një mekanizëm për të varfëruar, për të intimiduar dhe vjedhur qytetarët shqiptarë nëpërmjet naftës, djathit, qumështit, vezëve, bukës dhe ushqimeve bazë. Prandaj dhe po afron sezoni dhe populli do flasë me Edi Ramën. Njerëzit nuk mund t’i asgjësosh në këtë mënyrë. Ata po varfërohen. Ky në vend që t’u kthejë rreth 400 milionë që u ka grabitur me çmime, merr dhe ua jep klientelës së tij. Ne e kemi thënë, nafta, do të përgjysmohet barra fiskale dhe çmimi do të zbresë nën nivelin mesatar të vendeve. Do të subvencionohen 100% biletat e udhëtimit