Sali Berisha: Rama ka 10% pushtet më shumë se Ramiz Alia! Identiteti i kombit në rrezik

E Enjte, 25 August 2022 22:08

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në një takim me intelektualët në Pogradec se sot pushteti është i përqëndruar në një dorë të vetme, atë të Edi Ramës më shumë se pas shkurtit 1991.

Berisha tha se sot jetojmë në një monizëm të plotë ndërsa shtoi se studiuesit kanë nxjerrë se Edi Rama ka 10 për qind më shumë pushtet se Ramiz Alia.

“Ju trajtuat jo vetëm problemet më të mëdha që përballet jo vetëm Pogradeci, por krejt Shqipëria. Në 8 vite, shoqëria, kombi dhe vendi është në një rrokullisje në disa aspekte të paprecedentë.

 

Sot jetojmë në monizëm të plotë. Nuk kemi kampe përqendrimi dhe burgje, por sot pushteti është i përqendruar në 1 dorë më shumë se pas shkurtit të vitit 1991. Studiuesit kanë nxjerrë se Rama sot ka 10% pushtet me shumë se Ramiz Alia.

 

Ramiz Alia ishte një diktator, kishte predikuar idelogjinë më terroriste të kohës, atë staliniste. Ai e dinte që kishte kryer krime të rënda, por megjithatë ai nuk bëri një akt, që bëri Rama.

Ai nuk tentoi të blejë opozitën. Nuk e donte opozitën. Edi Rama në mënyrë makabre arriti në një mënyrë që të dëmtojnë në mënyrë të tmerrshme opozitën dhe opozitarizmin.

Personalisht e kam pyetur veten: Çfarë po ndodh me ne? Cili është shkaku më themelor i këtij largimi masiv të shqiptarëve nga Shqipëria. I kësaj shpërbërje. Cili është shkaku që sot pasuritë publike të këtij vendi, janë shndërruar në mallkim kombëtar, njëlloj si dikur në vendet koloniale.

Angola, është vendi më i pasur në botë në çdo gjë, diamante, naftë e çdo gjë. Ne, Angola dhe Uganda në vitin 1992, ishim në 3 vendet më të varfra në botë. Ne kishim pasur një diktakturë, ndërsa ata kishin qenë një koloni.

Sot pasuria jonë kombëtare është një mallkim në çdo lloj aspekti. Në të gjitha fushat. Ishte një fitore e jona, kur ne në vitin 2013, u bëmë eksportues qumështi.

Por çfarë ka ndodhur tani? Një therje masive e lopëve të rracës. Pse? Sepse politika ka rritur çmimin dengut të barit, aq sa nuk e nxjerr me qumësht ai blegtori. Janë therur, 670 mijë krerë, 130 mijë lopë dhe të tjerat të imta e me radhë. Sot ne jemi importues të qumështit pluhur.

Sot ke në zonën e ullirit me qindra e mijëra ton vaj të pashitur. Pasuria u është kthyer në mallkim.”-tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...