Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me intelektualët në Pogradec deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk e ka në vëmëndje qytetin e Pogradecit ndërsa shtoi se Vlorën e ka gjymtuar e tjetërsuar.
Kreu i selisë blu u shpreh se Rama harxhon pafund para por nuk kujdeset për Shqipërinë duke sjellë dëme të pariparueshme.
“Një rrugë e cila në vitin 2013, si trase ishte në gjithë gjatësinë, u desh 7 vite që të finalizohej. Investimet e tjera janë ekzotike në këtë rreth.
Ndërkohë potenciali turistik i Pogradecit është i jashtëzakonshëm. Ka liqen të shumtë Shqipëria, Europa etj., por zonë me potencialin turistik të Pogradecit nuk ka.
E vërteta është se kjo qeveri e ka injoruar Pogradecin në shkallën më të pamerituar. Por Pogradeci është pjesë e të tërës. Pra, nëse injorohet Pogradeci, injorohet në tërësi vendi.
Ai është përqendruar në Vlorë, nuk kam asnjë xhelozi, por problemi është se Vlorën e gjymtoi. I zhduku sheshet. Sheshin e Bashkisë dhe të Flamurit, dy sheshet më të bukura, ai i ka tjetërsuar tërësisht, sipas mendjes së tij. Por para janë harxhuar pa masë.
Çfarë ka sjellë. Ka sjellë një dëmtim të pariparueshëm, të madh të qytetit, me sheshet. Nëse përmend një qytet me dhjetëra herë, unë nuk e ka dëgjuar të përmendë Pogradecin. Pogradeci në fjalorin e tij nuk ekziston.”-tha Berisha