Ish-Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, komentoi këtë pasdite për Fax News nisjen e hetimeve të SPAK ndaj tij, marrëdhëniet me SHBA-të dhe nuk munguan sulmet ndaj Ramës.
Kreu i Partisë së Lirisë tha se do të kallëzojë Autoritetin e Dosjeve, do publikojë të tjera detaje për aferat e qeverisë dhe shtoi se opozita në shtator do të ketë një angazhim të jashtëzakonshëm.
Meta theksoi se zgjedhje të parakohshme do të ketë në bashkëpunim me popullin e Shqipërisë.
"Në shtator një angazhim të jashtëzakonshëm të opozitës. Jemi këtu për t’i dhënë dimensionin e munguar prej kohësh opozitarizmit në vend.
Zgjedhjet e parakohshme, me bashkëpunimin e popullit të Shqipërisë. Ramoviçi do të ikë si Millosheviçi, dhe më lehtë."-tha Meta