Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi këtë pasdite nga Jala për Fax News se më 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për stisjen e dosjes ndaj tij. Veprimtarinë e këtij autoriteti, Meta e quajti kriminale.
Ai u shpreh se më 1 shtator do të bëjë një kallëzim shumë të qartë ndërsa shtoi se po në shtator do të ketë një angazhim të jashtëzakonshëm të opozitës.
"Do të ketë dhe hetime për moshetimet. Drejtësia është monopol i popullit, populli do të jetë gjykatësi më i mirë shumë shpejt.
Autoriteti i Dosjeve ka kryer shërbime në emergjencë për të ndihmuar regjimin e Ramoviçit.Veprimtaria e Autoritetit të Dosjeve kriminale, në 1 shtator një kallëzim shumë të qartë.
Në shtator, një angazhim të jashtëzakonshëm të opozitës. Jemi këtu për t’i dhënë dimensionin e munguar prej kohësh opozitarizmit në vend.”-tha Meta