Zëvendës-presidentja e “Hysenbelliu Group”, Fabiola Hysenbelliu thotë se aksioni i IKMT-së sot në ambientet e “Prestige Resort” është i qëllimshëm për shkak të politikës editoriale që mediat “News24” dhe “Panorama” mbajnë ndaj qeverisë
Sipas saj, Rama duhet të ndryshojë dhe jo politika editoriale e mediave, duke theksuar se vetë kryeministri e ka firmosur lejen dhe nuk ka asnjë paligjshmëri.
“Ne jemi këtu që ti themi Ramës që ai duhet të ndryshojë, pasi editoriali tonë nuk ndryshon. Ne nuk mposhtemi me këto fadroma. Ne kemi 100 turistë amerikane që do bënin dasmë sot. Si ti themi ne atyre? Turistët janë të shokuar.
Më duhet të themi që shteti tek ne është kthyer në privat. Rama ta dëgjojë mirë këtë që po bën. Ta mbajë mend mirë ai dhe stafi i tij që po shkelin ligjet dhe gjykatat.
E gjithë leja është e firmosur nga ai. Se ku është shkelur ligjin vetëm ai e di .
Unë i them Ramës se kjo pishinë do të bëhet edhe më e bukur. Çfarë do të bësh ti ne nuk na mposht dot. Ku je fshehur sot Edi Rama? Nuk mund të bëhet kjo që u bë sot pa u njoftuar”, tha ndër të tjera zv/Presidentja