Nga Ylli Manjani
Për fat të keq, duhet të shemben ndërtime VIP, për t'u kujtuar për ligjin.
Duhet të ndodhin ndërhyrje si kjo e sotmja për të kuptuar se IMT është një çetë politike, si motër me partizanët e '45-ës, që ka për mision shtetëzimin e pronës private nëpërmjet shkatërrimit.
Do protestoja më fort sot, nëse do ishin kujtuar për ligjin dhe të drejtën e pronës private të banorëve të unazës, Shkozës, 5 Majit, bregdetit dhe për pronën publike të trashëgimisë sonë 'Teatri Kombëtar'.
Gjithandej kanë qenë çeta e rilindur partizane IMT dhe policët e dhunshëm të pushtetit, që kanë rrëmbyer PA LIGJ pronën private dhe kanë dhunuar për qëllime private pronën publike.
Sidoqoftë shëmbja për hakmarrje politike e pronës së pronarit të News24 është e PAPRANUESHME.
Do jetë e tillë edhe sikur pronari ta dredhë prapë me pushtetin...!