Një nga turistet e ‘Prestige Resort’ në Golem është shprehur e irrituar dhe e keqardhur për situatën e turpshme që ka parë mëngjesin e sotëm kur fadromat e IKMT mësynë në ambientet e resortit për të shembur në mënyrë të paligjshme pishinat.
“Unë kam punuar një vit që të vij të sjell paratë e mia këtu, në vendin, tim, në tokën time. Këtu nuk vjen një njeri këtu Rama hap hotele e restorante andej e nuk lënë njerëzit të punojnë këtu. Turp më vjen turp.
Kjo mund të bëhej më vonë, kur turistët të iknin. E turpshme”, u shpreh ajo e irrituar.
“Si t’i themi fëmijëve tani. Dje u lamë sot do laheshim prapë, tani fëmijët cfarë ti bëjmë ne? Shumë shumë keq, u lebetitëm. Ta zgjidhnin në tetor kur të mbarorin pushimet po jo kështu në mes të popullit. Ajo ka shumë vite, kam ardhur dhe herë tjetër, këtu kam parë qeveritarë që janë larë këtu”, u shpreh një tjetër turiste