Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi çështjen e Autoritetit të Dosjeve dhe agjentin I.M., për të cilat tha se është një nga aktet më të ulëta.
“Është një nga aktet më të ulëta. Ky është një regjim i pashpresë”, tha Meta.
Në një intervistë për syri.tv, Meta tha se përballja me kryeministrin Rama do të jetë ballore dhe se shumë shpejt partia e Lirisë do të nisë iniciativat për protesta.
Format për rrëzimin e Ramës?
Meta: Rezistencë ballore. Partia e Lirisë shumë shpejt do të fillojë iniciativat për protesta antikorrupsion dhe do t’i bëjë thirrje qytetarëve që jo vetëm të bashkohen , por do të evidentojë të gjithë kapjen e sistemit të drejtësisë.
“Korruptimi i Lulzim Bashës ishte një nga gjërat që ka arritur Rama. të Agjenda e Ramës dhe e Bashës është e përbashkët”, ka thënë më tej Meta