Një pamje e shëmtuar për turizmin shqiptar nga “Prestige Resort” i cili prej tre ditësh është mikpritës i fadromave të IKMT dhe policisë.
Sot aksioni ka vijuar në ditën e tretë që në orët e para të mëngjesit, teksa turistët shprehen të tronditur për atë që po ndodhte. Një çift turistësh, gruaja shqiptare dhe bashkëshorti italian kanë folur për gazetarin Osman Stafa duke thënë se nuk do të kthehen më, pasi pushimet e tyre u shkatërruan