Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë për mediat ku ai deklaroi se do të ketë protesta të vazhdueshme në të gjithë vendin.
Ai tha se gjatë 24 orëve të fundit do të merret vendimi për protestën e radhës të opozitës.
Ai tha se do të protestohet aty ku ndodh krimi qeveritar
Në një konferencë për mediat, Meta tha se Partia e Lirisë ka një axhendë dhe se do të protestohet atje ku ka padrejtësi.
“Nuk mund të flasim për një datë konkrete për protesta në emër të të gjithë opozitës, opozitës së bashkuar, apo opozitës së vërtetë, pasi kjo nuk është shumë e rëndësishme. Qytetarët duhet të protestojnë për çdo padrejtësi. Edhe kur u ndodh kolegëve tanë, apo çdo njeriu në komunitetin tonë. Partia e Lirisë ka një axhendë të sajën për të nisur protestat antikorrupsion, pikërisht për vetë veprat e krimit që janë kryer dhe po konsumohen. Të jeni të sigurt se do të njoftohen protestat në këto 24 orë. Do të ketë protesta atje ku ndodh krimi, atje ku vidhet qytetari dhe taksat e tij. Kjo gjë do të ndodhë edhe kur të konsultohem me drejtuesit e partisë.”, tha Meta.