Alarmi i Metës: Rrezikojmë të shpërbëhemi si komb dhe shtet

Tuesday, 06 September 2022 22:53

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se vendi ynë rrezikon të shpërbehet si komb dhe si shtet, sepse po kërcënohet familja shqiptare.

Gjatë një takimi me strukturat e gruas së kësaj force politike në Tiranë, Meta u shpreh se kjo qeveri vjedh me inceneratorët, por edhe me veprat e tjera publike.

 

Meta theksoi se shqiptarët po largohen masivisht për shkak të varfërisë.

 

Ilir Meta: Unë jam besimplotë që kjo krizë e madhe dhe e padurueshme, sidomos për gratë dhe kryefamiljarët do të marrë fund. Rrezikojmë të shpërbehemi edhe si komb edhe si shtet sepse është kërcënuar vetë familja shqiptare.

 

Takojmë çdo ditë gra që thonë edhe fëmija i fundit iku në Gjermani apo Angli. Ikën sepse nuk mund të jetonin këtu, nuk mund të martoheshin këtu, nuk përballohet jeta këtu me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse. Ikëm thonë shumë gra të tjera të reja për hir të fëmijëve, për shkollat qetësinë dhe sigurinë.

Kjo nuk mund të vazhdojë më tej me këtë mënyrë. Nuk besoj se do të bëjmë për gratë në një kohë të shkurtër atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë dhe Maqedoni, pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Mal të zi apo aq sa bëhet në Serbi dhe në Bosnjë.

Nuk ka statistika më të errëta, ku në një vend në mënyrë të qëllimshme nuk janë rritur pagat dhe pensionet. Nëse do ishin rritur nuk do vidhej, sidomos në aferën e inceneratorëve, ku merren firma të personave që nuk ekzistojnë. Por edhe me veprat publike

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...