Balliu: Bandat janë ‘Zot’ në rrugët e vendit, muaji gusht mbyllet me bilanc lufte

Tuesday, 06 September 2022 22:57

 

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar situatën e rëndë me kriminalitetin që po përballet vendi ynë.

Sipas Balliut vetëm në muajin gusht kemi një bilanc lufte me 16 humbje jete, gati trefishuar në krahasim me të njëjtin muaj vitin e kaluar

Balliu vuri theksin edhe në lidhjen e fortë që qeveria ka me bandat në vend e kjo ka sjellë që në 13 ngjarje kriminale, autorët janë në drejtim të paditur, dhe policia nuk bën asgjë ndërsa duket e dorëzuar.

 

Postimi i Balliut:

 

SHQIPËRIA NËN PUSHTETIN E KRIMIT, VETËM NË GUSHT 16 TË VRARË.

Situata e sigurisë në vend është e trishtueshme. Ngjarjet kriminale po e kthejnë Shqipërinë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Vetëm muajin e kaluar janë trefishuar ngjarjet kriminale krahasuar me një vit më parë, çka ka sjellë dhe 16 humbje jete të qytetarëve, mes tyre dhe ngjarja e rëndë ku humbi jetën një 7 vjeçare teksa pushonte në bregdet.

Ndërsa bandat janë “Zot” në rrugët e vendit, Policia e Shtetit është inegzistente, ndërsa segmentë të shumtë të saj janë të inkriminuara.

Në çdo ngjarje kriminale sot del një apo disa efektivë policie të lidhur me njërën apo tjetrën bandë.

Në 13 ngjarje kriminale, autorët janë në drejtim të paditur, dhe Policia nuk bën asgjë ndërsa duket e dorëzuar.

Kjo situatë ALARMANTE e sigurisë kërkon zgjidhje EMERGJENTE

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...