Berisha: Rama qeveris me krimin, Taulant Balla është koka e bandës së Elbasanit

E Enjte, 08 September 2022 09:35

 

Kryetari i selisë blu, Sali Berisha, duke foluar për sigurinë në vend tha këtë pasdite se kryeministri Edi Rama qeveris me krimin.

Ai hodhi akuza edhe ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, për të cilin tha se ai është koka e bandës së Elbasanit.

“Unë shkoja në Bruksel në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Shqipëria kishte një emër aspak të mirë. Shkruheshin libra, hapeshin gazeta me mafian shqiptare dhe rreziqet e saj. Beteja me bandat u fitua. Së pari u shkëput lidhja me politikën, edhe kjo ishte një kusht themelor për ti shpartalluar dhe për ti sjellë para ligjit, kudo që ndodheshin.

 

Përndryshe, sot bandat kudo kanë patronët e tyre politik. Dhe kjo është e njohur, provuar, dokumentar. Dhe ato pastaj kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë ligjin. Nuk ka më bandit në bandën e Elbasanit se Taulant Balla. Po pse, sepse ai është me dokumente, regjistrime, njeriu që i administron në një farë mënyre. I administroi në fushatën e tij elektorale, u siguron favore nga më të ndryshmet dhe ai sot kryeson grupin e PS-së.

 

Nuk është i vetëm, unë dhashë një shembull. Dhe këto ai i bën me miratimin e Edi Ramës. Këto që them unë, Rama i di shumë më mirë se unë. Raportet i ka të gjitha aty, se çfarë thotë Gentian Sharra për të, apo me radhë. Edi Rama ka zgjedhur të qeverisë me krimin, të bazohet në krimin të mbështesë krimin. Kjo është e vërteta. Nuk është sekret. I them një mikut tim, pyete njëherë pse ti mbështet vrasës dhe krim në këtë zonë, e atë zonë. Si tha, ata më sjellin vota mua.”-tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...