Berisha: Patronazhistët janë shndërruar në një specie shkatërrimtare për administratën

E Enjte, 08 September 2022 09:37

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi këtë të mërkurë në një takim me ekspertët se patronazhistët janë shndërruar në një specie shkatërrimtare për administratën.

Sipas Berishës, institucionet duhet të çlirohen prej tyre pasi ky është një kusht për të funksionuar shteti ligjor.

“Policia do të jetë e profesionistëve dhe jo e patronazhistëve. Patronazhistët janë shndërruar në një specie shkatërrimtare për administratën. Dje më shkruante një punonjës i OSHEE-së; doktor, të gjithë drejtuesit e një sipërmarrje shumë të rëndësishme për vendin, janë zëvendësuar me patronazhistët, të cilët nuk bëjnë asnjë punë, vetëm krijojnë mekanizma për të vjedhur qytetarët.

 

Kështu është në polici, kudo. Patronazhistët tani janë ndihmësa të gjykatësve në Gjykatën e Lartë. Po. Pra, administrata, institucionet do të çlirohen prej tyre. Ky është një kusht për funksionuar shteti ligjor.

 

Më pyetën një ditë; nga do e nisni. Sa herë që të më pyesë nga do e nisim, unë kam vetëm një përgjigje: Zbatimi i ligjit. Do nisim nga zbatimi i ligjit. Të gjithë nën ligjin. Dhe këtu pastaj makineria jonë funksion gjithnjë e më mirë.

Artani dha disa të dhëna shumë interesante, në kuptimin se ekziston ideja se këto lumenjtë narko-eurosh sjellin prosperitet, në fakt jo. Në fakt pa këto narko-euro të ardhurat kanë qenë më të mëdha, rrogat janë rritur dyfish dhe pikërisht se u luftua krimi, Shqipëria u bë vend i preferuar për investimet dhe investitorët e huaj.

Sot Shqipëria është vendi i TAP, i kaskadës së Devollit, Rrugës së Kombit, pra i projekteve të cilat kanë dhe do kenë një ndikim të fuqishëm në këtë vend. Por këto nuk bëheshin pa rend dhe ligj. Ndaj dhe ju garantoj edhe njëherë se ky mbetet objektivi ynë më madhor.

Lufta me zero tolerancë ndaj krimit ka qenë dhe do të mbetet moto e qeverisjes së Partisë Demokratike.”-tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...