Berisha në Kuvend: Flamuri i kësaj qeverie është flamuri i Beogradit

E Enjte, 08 September 2022 14:10

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se kjo qeveri ka një tjetër flamur në vend të atij evropian. Berisha tha se flamuri i kësaj qeverie është ai i Beogradit.

“Sot ne mblidhemi këtu për një akt fasadë të radhës. Në aparencë për një akt që synon të rregullojë vendosjen e flamurit evropian krahas flamurit tonë apo flamujve të tjerë, por de facto ne vijmë këtu si vendi, si kombi, si populli i ëndrrave të grabitura, i ëndrrave të rrënuara.

 

 

Që nga mesi i viteve ‘800 dhe gjer më sot, ëndrra e shqiptarëve ishte ëndërr evropiane. Ajo u formua me gjak. E vërteta para se të shkruhej në libër, u formua në një qëndresë ndaj të tjerëve, që parashikonin të na konvertonin në otomanë, për të mos thënë se do na shfarosnin nga trojet tona.

Por në këtë proces të ëndrrës së grabitur, ëndrrës së vjedhur, një rol shpeshherë më të lig se vetë pushtuesit, kanë luajtur vetë shqiptarët. Një përpjekje dydekadëshe e Ahmet Zogut për të shkëputur Shqipërinë nga otomanizmi 5-shekullor, u ndërpre nga një diktaturë, nga një tradhti kombëtare, e cila jo vetëm la Kosovën nën sundimin e Jugosllavisë dhe Serbisë, por bëri gjithçka që edhe Shqipërinë ta shndërrojë në republikë të ish-Jugosllavisë.

 

Në këto 46 vite të diktaturës staliniste, Enver Hoxha për karrigen e tij, e shkëputi Shqipërinë si asnjë vend tjetër në Europë, nga qytetërimi dhe rrjedha evropiane. Edhe vende të tjera ishin diktatura komuniste, por nuk ishin izoluese në shkallën e diktaturës staliniste shqiptare.

Lëvizja studentore shënoi një akt madhor në historinë tonë kombëtare dhe krahas përmbysjes së diktaturës, ajo lëvizje i dha fund tentakulave të Beogradit në Tiranë dhe kjo ishte arritje madhore.

Në këtë udhëtim drejt Europës, sigurisht që ne do kishim vështirësitë më të mëdha, por në mënyrën më të pamohueshme ai i dëshmua një udhëtim i pandalshëm. Ëndrra evropiane e shqiptarëve, ëndrra euroatlantike u konkretizua me anëtarësimin në NATO dhe një seri aktesh dhe marrëveshjesh me BE.

Sot ne votojmë në njëfarë aspekti për flamurin evropian dhe kjo është normale, por problemi është se kjo qeveri ka flamurin e Beogradit për flamur të vërtetë. Kryeqytet të vëtetë ka Beogradin,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...