Zbulohen dokumentet/ Delina Fico mori fonde nga USAID për Reformën në Drejtësi

E Enjte, 08 September 2022 19:56

 

Kryetarja e Gjykatës së PD, Adriana Kalaja, ka denoncuar përmes rrjeteve sociale se Delina Fico, ka marrë fonde nga USAID për Reformën në Drejtësi.

Kalaja shkruan se sipas dokumentit që ka publikuar, fondacionit të gruas fatlume me dy burra në qeveri, i është ofruar ndihmë nga USAID.

 

Më tej ajo shton se juristë të këtij fondacioni thonë se janë punësuar pa kontratë dhe jashtë kritereve formale në Gjykatën e Lartë, e po merren me dosjet stok.

Fico akuzon se kush nuk do ta besonte fuqinë e bashkëshortes së dyshes Rama-Çuçi dhe të Soros për shpalljen non grata të Berishës.

 

Në përfundim, ajo ngre pyetjen se përse këto ndihma nuk kalonin direkt nga USAID në Sistemin e Drejtësisë por kjo bëhej me ndërmjetësimin e Fondacionit të Delinës së Ramës e Çuçit?

Statusi nga Adriana Kalaja

“Një haker (mund të jetë edhe "iranian"), më solli këto dokumente. Kush nuk e besonte se Drejtësinë me gjoja Reformën e kapi Delina Fico, për interes të 2 burrave në Qeveri, me mbështetjen e Soros? Madje deri në Gjeorgji.

Sipas dokumentit më poshtë (foto Nr.1), fondacionit të gruas fatlume me 2 burra në qeveri, i ofrohet ndihmë nga USAID për Reformën në Drejtësi.

Tani pyetja që shtroj unë është se pse këto ndihma nuk kalonin direkt nga USAID në Sistemin e Drejtësisë por kjo bëhej me ndërmjetësimin e Fondacionit të Delinës së Ramës e Çuçit?

"Gojët e liga" thonë se shuma totale për gjithë vendet e lindjes është 9 miliard Euro ( sa buxheti ynë).

Po kështu, juristë të këtij Fondacioni thonë "gojët e liga" janë punësuar pa kontratë dhe jashtë kritereve formale në Gjykatën e Lartë, e po meren me dosjet stok.

Vendimet i mer Delina. Sokol Sadushi thjesht i firmos. Kush nuk besonte në fuqinë e bashkëshortes së dyshes Rama-Çuçi dhe të Soros për shpalljen “Non Grata" të doktor Berishës?

Në ditët në vijim do keni surpriza të tjera...... 😉

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...