Berisha: Vjedhje, me rritjen e çmimit të energjisë qeveria goditi qëllimisht shtresën e mesme

E Enjte, 08 September 2022 19:57

 

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit qeverinë se e ka shndërruar energjinë në një mekanizëm të tmerrshëm vjedhje.

Berisha tha se me rritjen e çmimit të energjisë, qeveria goditi qëllimisht shtresën e mesme.

 

“Ju i dhatë një goditje fatale shtresës së mesme me çmimin e energjisë. Pasi keni shndërruar energjinë në një mekanizëm të tmerrshëm vjedhje për shqiptarët, që dilni e blini me çmime 2-3-fish me bursën. Që shisni te njëri tjetri me çmime qesharake, për të vjedhur pastaj, për të ua rishitur të tjerëve.

 

Tani po sillni gjigandët e ndotjes, gjeneratorët nga Bangladeshi, pa tender. I mashtroni shqiptarët se punojnë me gaz. Asnjëri prej tyre nuk punon me gaz, punojnë me mazut. Prodhon qindra e qindra tonelata squfur. Helmon Vlorës, njësoj sikur 100 mijë makina të qarkullojnë 100 kilometra në ditë dhe dikush këtu mbush xhepat me këtë vjedhje skandaloze. Energjia e tyre kushton 392 euro megavati. Në total 760 milionë euro për dy vjet. 3 termocentrale më të mëdha se sa i Vlorës mund të ndërtoheshin me këto para dhe gazi rrjedh bri tyre. Por ju do të krijoni të varfër, duke i vjedhur shqiptarët.

 

E dini si ja bëni ju. Nuk ka cinizëm, por shqiptarët do të ju përgjigjen ju. Do të ju japin një përgjigje flakë për flakë. Të rrisni çmimin e energjisë për 7% të shqiptarëve, e cila është shtresa e mesme. Ju godisni me qëllim shtresën e mesme. Të ua 4-fishosh çmimin atyre, do të thotë të ikin nga Shqipëria. Mjekë, inxhinierë, biznesmenë të vegjël, etj. me radhë.

E dini se çfarë po bëni apo jo. Do të ju jap një shembull unë sot: Bullgaria që ky e sulmoi në mënyrën më amorale, ka 1 biznesmen për 9 banorë. Shqipëria kishte 1 biznesmen për 14 banorë, sot ka 1 biznesmen për 28 banorë. I vrarë masivisht bizneset. Sepse për ju nuk ekziston konkurrenca.”-deklaroi Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...